Kosova dhe Shqipëria përshpejtojnë procedurat e transitit në kufi

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 16:22 | Nga

Rritja e tregtisë me Shqipërinë dhe shfrytëzimi i porteve detare nga bizneset e Kosovës ka ngritur nevojën në marrjen e masave shtesë për përshpejtimin e procedurave të transitit në kufi me Shqipërinë dhe anasjelltas. Lidhur me ketë, Dogana e Kosovës me Doganat shqiptare kanë filluar një projekt të përbashkët i cili është plotësisht funksional.

Ky sistem ju mundëson bizneseve që të hapin një transit në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës dhe të mbyllin transitin në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri) duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare.

Para krijimit të korridorit të përbashkët procedurat e transitit merrnin shumë kohë për t’u përfunduar kurse aktualisht koha për përfundimin e procedurave kufitare është reduktuar shumë dhe merr më pak se 10 minuta. Kjo paraqet një përshpejtim të theksuar të procedurës së kalimit të kufirit dhe uljes së kostos për bizneset e përfshira në këto transaksione, përfshirë dhe kompanitë transportuese.

Investimet e përbashkëta në programe kanë bërë që më datë 19.12.2016, procedura e transitit të përbashkët të automatizohet në tërësi dhe ka filluar ndërlidhja automatike e sistemeve elektronike ndërmjet dy vendeve.

Përveç fushës së transitit, bashkëpunimi me Doganën e Shqipërisë edhe në fushat tjera është i rregullt dhe në vazhdimësi këmbehen informacione dhe trajtohen çështje me interes për të dyja administratat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme