Kosova dhe Shqipëria zhvilluan ndeshje miqësore në ragbi

Prishtinë | 15 Jan 2024 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Kukësi ishte qyteti që bëri bashkë për një garë miqësore në ragbi dy përfaqësueset, atë të Kosovës dhe Shqipërisë, që u ndeshën në kuadër të “Kupës së Skënderbeut”. Një ndeshje shumë e bukur ku fitues dolën Kosova.

Ndeshjen e ndoqën nga afër, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në Shqipëri, Bora Muzhaqi, zëvendësministrja e Sportit në Kosovë, Daulina Osmani, si dhe drejtuesit e pushtetit lokal në Kukës.

“Kjo ngjarje miqësore sportive forcon bashkëpunimin mes dy vendeve dhe promovon ragbin edhe më tej, në Kosovë dhe në Shqipëri”, thuhet në një postim të MKRS-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme