Kosova e këtyre ditëve – Ose, ose…

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 11:26 | Nga Esat Dujaka

Takova dje rastësisht Ramush Tahirin, politikologun e njohur, në një nga bulevardet e Prishtinës, Në këtë atmosferë të pasfestave, por edhe me Dqeverinë e re, se na doli shpirti duke e pritur, jo sot po nesër…

Ramë, i them unë, a po ma thua fjalën e fundit sai po dalim nga kjo krizë?

Ramushi si përherë i mprehtë nuk e zgjatë shumë edhe këtë herë ma pret shkurt: O qeveri, o zgjedhje!

Kështu ma preu ish nxënësi tim nga “Rilindja” e tash mësuesi im nga politika!

 Dhe unë i gëzuar si fëmiu e me dëshirë që ta them hapur edhe për shokët e dashamirët, e plasova këtv copëz bisedimi me m ikun tgim në porfilin tim në FCB…Dhe, a e dini se pati mendime nga më të ndryshme, por edhe asi që ma hodhën krejt poshtë këtv pikë mundi që bëra duke shtuar se nuk e paskemi zbuluar Amerikën!

U përpoqa t’i qetësojë se ka edhe zgjidhje të tjera, variante nga më të ndryshmet, p.sh që Albin Kurti të sëmurët, mos o Zot, të dalë VV me propozim të ri, ose që një krah i VV të ndahet nga\ pakënaqësia se disa lider brendapartiak nuk janë paraparë për poste ministrore dhe kllap ndahen si PSD e re ose emri gjendet kollaj, e atëherë a s’ është e mundur edhe kjo?

 Ose, grupi i të moshuarëve nga LDK rrebelohet dhe në pikë të natës zgjon nga gjumi Isën (Mustafën) dhe i thonë “arividerqi Roma”, ne shkuam rrugës tjetër, themelojmë një Lidhje Dardane, e guxo pa ne të ecish!? Të tjerët, një pakicë pse jo edhe LKK? Ata të gardës më të re, bijnë në telashe më të madhe si të ngelin në formë, si të mobilizojnë njerëz të një mendësie si ata… Ose: Ata të PDK-së themelojnë parti të re të ” kullerave”, ata më krrutanat t’i kthehen LPK së ilegalitetit…

Dy reagime të miqëve të mbi në FCB:

“Mirë paska thanë: o nxen dielli, o bie borë!”

Këto variantat tuaja janë në shpërputhje me Kushtetutën!”

Desha t’ia them këtij mikut tim të dytë se lëre rahat Kushtetutën se atë për këto vite të lirisë (i thënçin) e kemi ose e kanë shkelur me të dyja këmbët, e kanë interpretuar sipas interesave të politikës ditore…Madje, njohës të mirë të së drejtës kushtetuese kanë vërejtje se kjo Kushtetutë aktuale ka mangësi dhe boshllëqe që duhet plotësuar, por ja që dikujt po i konvenon që të interpretohet sipas vullnetit dhe interesave të ndryshme…

Mirëpo, miqtë e mi, lexuesit në FCB nuk më kishin kuptuar deri në fund se unë nuk e zbërtheva se si janë zhgënjyer njerëzit mund edhe të ma thonë ndonjë fjalë të rëndë që unë ua fali!

Dielli ose borë – do ta kemi vështirë një nj ë vend i vogël si Kosova që nuk është Amerikë e ka shumë të vështirë të zgjidhë çështje brenda natës…

Ky është sharmi i demokracisë – thoshte një mik imi që tash jeton i qetë ne qytetin rreze Kalasë…
# # #

Mos ma shihni për të madhe, besoj se ju të paktën ma kuptoni drejtë këtë mendimin tim me tone të ngacmuar nga mllefi por me porosi edhe të sarkazmës jo aq të dëmshme, madje me qëllime të shëndetshme…
Kosova, megjithatë do të ecë përpara, por këtë xhurullti të panevojshme do ta paguaj populli fatkeqësisht – si përherë deri më tash!

Shëndet të mirë miq të nderuar!
U pafshim në Bruksel ne Parlamentin Evropian kur ta kemi merituar…

Të ngjashme