Kosova e Kurtit
Kosova e izoluar nga jashtë, e braktisur nga brenda. Kosova pa shpresë, pa aleatë.
Kosova me kryeministër që ushqen krimin dhe korrupsionin, që nxit punësimet familjare, klanore dhe partiake.
Kosova me kryeministër që mban lidhje të fshehta me terroristë dhe Serbinë!
Kosova që nuk beson asnjë aleat në të. Kosova me një parti shtet, ku Albini është kryeministër ditën dhe Dejona natën!
Kjo është Kosova e Albin Kurtit.
***
Kosova mundet më mirë.
Kosova e Bedri Hamzës
Bedri Hamza është politikan i parashikueshëm për aleatët dhe qytetarët e Kosovës!
Është ndër politikanë të paktë që nuk rren, nuk mashtron, nuk tradhton.
Dhe ndoshta nuk e njehni mirë, por Bedri Hamza nuk i nënshtrohet askujt!
Bedria nuk shet kopalla, nuk rimon, nuk kallxon kashelasha, nuk shkruan hajmali. Bedria, po ashtu nuk shëron trauma!
Në Konventën e PDK-së, Bedria qytetarëve u dha shpresë e besim se Kosova me të kryeministër mundet më mirë!
Bedria, në kulmin e polarizimit, të ndarjes dhe përçarjes, kërkoi unitet përballë një Qeverie që është në kërkim të luftës civile.
Vizioni i tij për rritje ekonomike, për rritje të pagave, për rritje të pensioneve, për heqje të taksave, për mbështetje bizneseve etj., është ilaçi më i mirë i energjisë negative që e ka prodhuar Qeveria Kurti dhe që është multiplikuar nga shumë të tjerë.
Fruthi i popullizmit këto ditë u përtha!
Tash Kosova ka nevojë për një vizion të zhvillimit, për rikthim të aleatëve dhe anëtarësim në sistem ndërkombëtar!
Kosova mundet më mirë! Kosova ka me bë më mirë.