Kosovarët nuk do t’i paguajnë 15 eurot e polisës kufitare nga 1 korriku kur të hyjnë në Malin e Zi.
Të liruar nga kjo pagesë, do të jenë edhe malazezët kur të vijnë në Kosovë.
Kjo u mundësua falë memorandumit të mirëkuptimit, që u nënshkrua të premten mes byrove të Sigurimit të dy vendeve, njofton Klan Kosova.
Sipas dokumentit, parashihet njohja reciproke e certifikatave të sigurimit, për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta.