Përkundër problemeve të theksuara në arsimin e lartë, Kosova megjithatë ka arritur ti domino vendet e rajonit në rangim të programeve Master, pasi program Master në Menaxhment nga Kolegji Universum është ranguar si i 16-ti në Evropën Lindore dhe në Top 200 programet më të mira të kësaj fushë në botë, nga Agjencia prestigjioze franceze Eduniversal, si i vetmi nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Serbia dhe Mali iZi.
Në letrën e Presidentit të kësaj Agjencie, përgëzohet Kolegji Universum për këtë arritje të jashtëzakonshme, ku vihet në pah edhe metodologjia e këtij vlerësimi i cili konsiston në 3 fusha kryesore: prestigjin e programit të vlerësuar nga punëdhënësit; rrogën mesatare të sapodiplomuarve të programit dhe kënaqshmërinë e studentëve me programin, vlerësuar për mes një pyetësori direkt nga ana e Eduniversal.