Ekonomia Online
FUNDIT

Kosova e para në botë për nga numri i të vdekurve nga Coronavirusi

Kosova e para në botë për nga numri i të vdekurve nga Coronavirusi

Kosova del të jetë vendi i parë në botë për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi, sipas themeluesit dhe Drejtorit të Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol. Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, ka publikuar një tabelë në rrjetin social Twitter, në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e […]

Kosova del të jetë vendi i parë në botë për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi, sipas themeluesit dhe Drejtorit të Institutit për Hulumtime “Scripps”, Eric Topol.

Topol, i cili është edhe profesor i mjekësisë molekulare, ka publikuar një tabelë në rrjetin social Twitter, në të cilën janë paraqitur të dhënat për rastet e vdekjeve nga COVID-19 nëpër botë.

Sipas tabelës, Kosova renditet e para për numrin e të vdekurve nga COVID-19 për 1 milion banorë, e ndjekur nga Peru, Bolivia, Meksika dhe Panamaja.

Kosova për numrin e vdekjeve në 1 milion banorë e ka lënë pas edhe Amerikën, e cila renditet në vendin e nëntë.

Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara dje nga IKSHP-ja në Kosovë, brenda 24 orëve kanë vdekur 11 persona.

Sipas të dhënave të IKSHP-së, deri më 12 gusht janë shëruar 6 mijë e 411 persona, derisa mbeten aktivë edhe 4 mijë e 19.

Today marks 16 weekdays in a row with the US > 1,000 covid deaths.
The USA ranks #9 in the world for deaths/million people, the only industrialized nation on the list
1. Kosovo
2. Peru
3. Bolivia
4. Mexico
5. Panama
6. Brazil
7. Montenegro
8. Bosnia pic.twitter.com/9hsygMP9I6

— Eric Topol (@EricTopol) August 11, 2020

Të ngjashme