Kosova e para në rajon për përdorimin e energjisë diellore për ngrohje qendrore, investohen mbi 80 milionë euro

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 10:54 | Nga Lirigzona Nuredini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Huas dhe Grantit për Projektin “Solar për Kosovën – Ngrohje Qendrore”, raporton Ekonomia Online.

Projekti kap vlerën mbi 80 milionë euro dhe përfshin dy grante nga Qeveria Gjermane dhe BE në vlerë prej 31.6 dhe 21.5 milionë euro respektivisht, për t’u implementuar përmes Bankës Gjermane për Zhvillim-KfW. Ndërsa pjesa tjetër e projektit financohet nga një kredi e butë nga BERZh-i në vlerë prej 23.2 milionë.

Projekti i Ngrohjes Qendrore parasheh ndërtimin e një impianti diellor, i cili shfrytëzon energjinë e diellit për ngrohje qendrore, e poashtu shton kapacitetin e ngrohjes përmes zgjerimit të rrjetit edhe për 50 MW të tjerë. Kjo teknologji inovative mundëson mbledhjen e energjisë diellore gjatë verës, ruajtjen e saj, e më pas përdorimin e energjisë së ruajtur për ngrohje qendrore gjatë dimrit.

Për këtë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, e quajti projektin shumë të rëndësishëm.

Sipas tij, ky projekt dëshmon përkushtimin e Qeverisë për të ngritur kapacitetet për prodhim të energjisë në harmoni me agjendën e gjelbër të Bashkimit Evropian.

”Ky projekt është i rëndësisë së veçantë për vendin tonë duke pasur parasysh nevojën për diversifikim të burimeve të ripërtrishme të energjisë në vend sidomos në sferën e ngrohjes qendrore si një nga konsumuesit më të mëdhenjve të energjisë në vendin tonë”.

”Ky projekt është i pari në rajon, i cili përdor masë të madhe energjinë diellore për ngrohje të shtëpive dhe si i tillë e dëshmon përkushtimin e Qeverisë për të ngritur kapacitetet për prodhim të energjisë në harmoni me agjendën e gjelbër të Bashkimit Evropian dhe nën kornizën e strategjisë për energji të cilën sapo e kemi miratuar edhe në Qeveri”.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunypg tha se projekti do të ketë ndikim afatgjatë, duke sqaruar se BE-ja do të sigurojë 75 milionë euro mbështetje.

“Ky projekt nuk është vetëm për mjedis e sigurimin e energjisë, prandaj Bashkimi Evropian e mbështet edhe Kosovën me këto projekte”.

“Ne poashtu po mundësojmë që të pastrojmë furnizimin me energji sidomos tani që ka ndikuar agresioni rus në Ukrainë. Këto projekte do të ketë ndikim afatgjatë. BE-ja mundëson 75 milionë euro mbështetje  buxhetore për Kosovën”.

Matthias Cornard, zëvendësambasador i Gjermanisë, tha se shteti i tij është përcaktuar ta ndihmojë Kosovën në rrugën për furnizim me energji të qëndrueshme e të gjelbër, raporton EO.

“Kam kënaqësinë që të përfaqësoj sot Gjermaninë në marrëveshjen financiare për këtë projekt për Kosovën. Është lajm shumë i mirë për një hap përpara.  Është mirë për këtë fundivit dhe kërkesë shumë e madhe dhe i përgëzoj gjithë partnerët kosovarë dhe ndërkombëtarë për këtë bashkëpunim”.

“Gjermania është përcaktuar me i ndihmuar Kosovës në rrugën për energji të qëndrueshme dhe në bazë të agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor”.

Pablo Obrador-Alvares, shef i Energjisë për Evropën dhe Lëvizshmërisë në Evropën Juglindore, tha se po e sjellin teknologjinë e re në Kosovë.

“Ne kemi punuar me këtë projekt në 3 vitet e fundit me BERZh-in dhe e dimë që nuk ka qenë e lehtë, të gjithë e dimë po e ndajmë këtë projekt me Qeverinë e Kosovës dhe me kolegët e BERZh-it dhe të tjerë të Bashkimit Evropian”.

“Ky projekt është i rëndësishëm për qytetin e Prishtinës dhe rajonin dhe për tërë Evropën që po sjell teknologjinë e re që nuk ka qenë më parë”.

Të ngjashme