“Kosova e Re, projekti më kosto më të ulët dhe besueshmërinë më të madhe”

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari ligjor i qeverisë së Kosovës, Shkumbin Asllani, ka paraqitur pozicionimin zyrtar të qeverisë për termocentralin “Kosova e Re” në tryezën e organizuar nga GAP për studime ekonomike ndërkombëtare.

Ai ka thënë se projekti për termocentralin ‘Kosova e Re’ është projekti më kosoto më të ulët dhe besueshmërinë më të madhe për të ardhmen energjetike në vend.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot në hapësirat e Sekretariat të Komunitetit të Energjisë, në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Instituti GAP dhe Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, kam ripërsëritur pozicionin zyrtar të Qeverisë së Kosovës, për sa i përket Ndihmës Shtetërore, në lidhje me Termocentralin ‘Kosova e Re’.

Përmbledhje e diskutimit tim: Ky projekt sipas të gjitha vlerësimeve nga ekspert të pavarur është projekti me koston më të ulët financiare dhe me besueshmërinë me të madhe për të ardhmen energjetike të Kosovës. Nuk ka ndihmë shtetërore që është kualifikuar në këtë transaksion, për më tepër në pikëpamjen tonë është plotësisht në përputhje me Traktatin e Komunitetit të Energjisë dhe legjislacionin e Kosovës. Në vitin 2010, sekretariati ka aprovuar kontratën afatgjate për blerje të energjisë si dhe elementët e tjera të strukturës së këtij projekti, me qëllim të sigurimit të financimit. Për më tepër projekte me strukturë të ngjajshme janë ndërtuar edhe në shtetet e Bashkimit Evropian Çmimi mesatar i paguar për energji elektrike gjatë jetës së projektit do të jetë brenda intervalit të çmimit të tregut të vlerësuar si konkurrues nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Nga pikëpamje krejtësisht ligjore dhe në dritën e të gjithë kuadrit ligjor të zbatueshëm, (mbi të gjitha Traktatit të Komunitetit të Energjisë, praktikës gjyqësore dhe legjislacioni të Kosovës) në detaje kam argumentuar pse elemente të tjera, të tilla si: garancitë financiare shtetërore, lirimet fiskale, obligimet e plasimit në treg të energjisë së gjeneruar nga ky termocentral, transferimi i tokës dhe pagesat e disponueshmërisë, nuk përbëjnë ndihmë shtetërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme