Forumi do të trajtojë edhe mënyrat praktike të përmirësimit të të drejtave pronësore të gruas, si dhe rritjen e vetëdijesimit për sfidat me të cilat përballen gratë në ushtrimin e kësaj të drejte.
Dështimi i sigurimit të barazisë gjinore veçanërisht në të drejtën pronësore në Kosovë ndikon negativisht në gjendjen ekonomike dhe sociale jo vetëm të grave por të gjithë shoqërisë.
Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Ambasada e Francës dhe nga OSBE me temën të drejtat pronësore të grave në Kosovë:trashëgimia dhe barazia para ligjit.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se Kosova është vonuar në shënimin e progresit për barazi gjinore. Sipas tij, një nga sfidat më të mëdha për gruan kosovare vazhdon të jetë mos-trashëgimia e pronës.
“Duhet të ritheksojmë përkushtimin tonë për barazi gjinore. Kjo ditë është mundësi e mirë jo vetëm për të rikujtuar rolin e gruas në Kosovë, por edhe përpjekjet për barazi tash e dekada. Vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar shoqëria jonë ka vonuar të shënoj progres në barazinë gjinore, megjithatë Kosova ka pasur progres edhe pse dëshirojë që progresi të jetë i madh dhe më i shpejt. Krenohemi në rolin që gruaja ka sot, qoftë si presidente, kryetare e gjykatës kushtetuese, kryetare e KQZ-sw deputete këshilltare kampione olimpike etj”.
“Gruaja kosovare vazhdon të ballafaqohet në sfida një sfidë e tillë është edhe e drejta pronësore. Kur gratë nuk e kanë në kontroll pronën ato nuk mund të jenë faktor në ekonomi. Ne mund të përmendim barrierat e shumta që e bëjnë edhe më problematike këtë çështje. Në krahasim me rajonin kemi bërë progres shumë të madhe kemi rregulluar ligje”.
Didier Chabert, ambasadori i Francës në Kosovë tha se përkundër ligjeve që luftojnë diskriminimin ligjore situata e grave në Kosovë është e vështirë.
“Është një kornizë ligjore që lufton kundër diskriminimit ligjor, por situata ekonomike e grave është e vështirë, vetëm 10 për qind e ndërmarrjeve janë në pronësi të grave. Varshmëria e grave nga burrat është shumë e fuqishme. Numri i grave që nuk punojnë është 90 për qind”.
“Kushtetuta e Kosovës afirmon barazinë gjinore dhe ndalon diskriminimin ndaj grave. Është përgjegjësi e institucioneve shoqërisë dhe medieve përmirësimi i situatës së gruas në Kosovë. Gruaja është e ardhmja e Kosovës, ato e meritojnë të jenë të barabarta”.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu tha se shifrat e grave që kanë pronë apo kanë trashëguar pronë janë shqetësuese.
“Kjo nuk është një temë që do të duhej të diskutohej vetëm me 8 mars por duhet të na prokupij gjatë gjithë vitit. Situata në Kosovë për dekada me radhë nuk ka pasur pengesa për me pas garë pronë dhe sot ligjet garantojnë gëzimin e të drejtave të barabarta në pronë. Përderisa korniza ligjore garanton në praktikë gratë dhe burrat kanë përjetime të ndryshme ndonëse të barabartë para ligjit shumica e grave nuk regjistrohen si pronare të pronave”.
“Sipas një raporti vetëm 20 për qind kanë prona dhe vetëm 7.5 për qind janë prona të trashëguar. Kjo ka një ndikim tejet të gjerë duke prekur mundësitë ekonomike dhe sociale jo vetëm të grave, por familjes dhe shoqërisë në përgjithësi”.
Abelard Tahiri ministër i Drejtësisë, tha se përmes strategjisë së hartuar është duke u munduar që të përmirësoj situatën e qytetarëve në Kosovë.
Tahiri tha se përmes ndryshimeve ligjore kanë duke u munduar që t’i sigurojnë grave një status më të lartë në shoqërinë kosovare.
Ai tha se që nga viti 2015 e deri më tani ka pasur rritje të numrit të grave që janë titulluare e një pronë mirëpo prapë se prapë sipas tij, shifrat janë ende të ulëta.
Në fund kreu i MD kërkoi nga gratë që të kërkojnë të drejtën e tyre në pronë.