Kosova hynë në fazën finale të dialogut me Serbinë, synohet njohja reciproke

Prishtinë | 12 Kor 2020 | 16:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Avdullah Hoti pas takimit virtual me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në dialog hynë vetëm me një qëllim e që është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

“Dialogu nuk ka alternativ dhe vetëm përmes dialogut mund t’i zgjedhim çështjet që i kemi me Serbinë. Ne në këtë proces hymë vetëm për një qëllim që është njohja reciproke dhe kemi arritur që të kemi takimin e radhës në Bruksel të enjten që vjen”

“Në hymë pas 9 vitesh dialog për të zgjidhur çështje teknike, dhe hymë në fazën finale e cila ka kuptim vetëm njohjen reciproke dhe nunë kështu e shoh dhe kështu do të jetë, ka shtuar Hoti.

Të ngjashme