urqia e kishte nderuar Kosovën duke ardhur në Mitrovicë për të luajtur ndeshje miqësore në futboll. Por në fushë nuk pati nderim të Kosovës nga Turqia.
Të përzgjedhurit e Fatih Terimit fituan lehtë, 6:1. Ndodhi kjo më 21 maj të vitit 2014. Ishte vetëm miqësorja e dytë për Kosovën, pasi FIFA kishte dhënë leje për ndeshje të këtij niveli, në janar të atij viti.
Muajin tjetër është radha e Turqisë që ta presë Kosovën. Nuk bëhet fjalë për kthim të nderit apo ndonjë gjë të ngjashme.
Ishte FIFA që e vendosi Kosovën në Grupin I të eliminatoreve për botërorin “Rusia 2018”, ku bën pjesë edhe Turqia. Në kuadër të këtyre eliminatoreve, Turqia më 12 nëntor në Antalya e pret Kosovën.