Kosova nisi më vonë vaksinimin se Shqipëria, por e tejkaloi 1 milionëshin më shpejt

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Republika e Kosovës është treguar më efikase në procesin e shpërndarjes së vaksinës.

Kësisoj, shtetit amë, Shqipërisë i janë dashtë 177 ditë për ta arritur shifrën e 1 milion vaksinime. Pra, nga 11.01 deri 06.07.

Ndërsa, më e shpejtë është treguar Qeveria e Republikës së Kosovës.10 dite me pak, 166 dite (29.05 – 10.09).

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti tha se ka mjaftueshëm doza në stoqe.

“Sot është dita kur numri i dozave të administruara të vaksinës arrin shifrën prej një milion. Dy të tretat e këtyre janë për ata që kanë marrë së paku një dozë, kurse një e treta për ata me dy doza. Ka mjaftueshëm doza në stoqe dhe vaksinat tona janë të gjitha të regjistruara në EMA dhe FDA”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme