Kosova me mbi 150 mjekë specialistë të papunë

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Mbi 150 mjekë specialistë të fushave të ndryshme janë të papunë në Kosovë ndonëse të njëjtit kanë përfunduar 10-12 vjet shkollim superior, duke e përfshirë këtu Fakultetin e Mjekësisë, që zgjat 6 vjet dhe 4-6 vjet të tjera specializim varësisht prej drejtimit që kanë përfunduar.

Për shkak të mungesës së perspektivës në vend, pasi thuhet se ka pasur raste kur specialistët kanë pritur 2-3 vjet derisa të hapen konkurset dhe të punësohen në institucionet publike shëndetësore, shumë mjekë po e braktisin vendin, duke shkuar kryesisht në Gjermani, ku ka kërkesa të vazhdueshme për punësimin e tyre e madje edhe me paga shumëfish më të larta se në Kosovë, shkruan gazeta Zëri.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka bërë të ditur ditë më parë për medie se vetëm brenda 3 muajve 90 mjekë kanë ikur nga Kosova dhe një largim i tillë i mantelbardhëve përbën një situatë shqetësuese për vendin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme