Federata e Boksit e Kosovës po vazhdon angazhimet dhe paraqitjet e saj në arenën ndërkombëtare, teksa do të marrë pjesë në turneun prestigjioz të boksit “Mustafa Hajrulahoviç – Talijan”, i cili do të zhvillohet nga 28 korriku deri më 1 gusht 2026 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.
Përfaqësuesja e Kosovës në këtë garë do të paraqitet me tetë boksierë, të cilët do t’i mbrojnë ngjyrat e vendit në kategori të ndryshme.
-Bashkim Bajoku (55 kg)
-Shpëtim Bajoku (70 kg)
-Taulant Jakupi (85 kg)
-Riad Isufi (55 kg)
-Lindor Shala (65 kg)
-Erdi Aliu (65 kg)
-Ensar Badallaj (70 kg)
-Flori Tarani (75 kg)
Ekipi i Kosovës udhëhiqet nga trajneri Shefki Bogujevci, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili njëherësh do të jetë edhe udhëheqës (Team Leader) i delegacionit të Kosovës.
