Kosova me trend të rritjes së të vdekurve nga Coronavirusi, rënie e të infektuarave

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Kosova po shënon trend të rritjes së personave të vdekur nga COVID-19, dhe rënie me raste të reja të të infektuarave sipas të dhënave të ISHKPK-së, nga data 8-10 gushtë, shkruan Ekonomia Online.

Po ashtu edhe numri i të shëruarave  po është i lartë.

Sipas të dhënave me datë 8 dhe 9 gusht kanë vdekur nga 12 persona me COVID-19, ndërsa me datë 10 gusht janë 14 vdekje.

Ndërsa, sa i përket të dhënave sipas këtyre datave numri i të infektuarave është në rënie.

Më 8 gusht janë regjistruar 190 raste, ndërsa më 9 gusht 188, raste, kurse më 10 gusht 172 raste.

Kosova aktualisht sipas të dhënave të OBSH-së, është ndër vendet me numrin më të lartë të infektuarave në krahasim me numrin e banorëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme