Kosova merr rrugë drejt kualifikimeve

Prishtinë | 22 Maj 2017 | 11:35 | Nga

Kombëtarja e Kosovës në volejboll në konkurrencën e meshkujve të martën do të niset për Estoni. Të përzgjedhurit e Miftar Ziberit, do të kenë një test të vështirë në rrethine dytë të kualifikimeve.

Kosova bën pjesë në Grupin D, së bashku me Estoninë, Rumaninë, Hungarinë, Rusinë dhe Malin e Zi.

Ky është kalendari i ndeshjeve të Kosovës, në kualifikimet e botërorit që do të mbahet në Itali dhe Bullgari në vitin 2018.

24.05.2017 – e mërkurë
Kosova – Hungaria, 20:30h

25.05.2017 – e enjte
Kosova – Estonia, 18:00h

26.05.2017 – E premte
Rumania – Kosova, 15:00h

27.05.2017 – E shtunë
Rusia – Kosova, 20:30h

28.05.2017 – E diel
Kosova – Mali i Zi, 17:30h

Lista e volejbollistëve të ftuar në kombëtaren e Kosovës:

– Heset Arapi
– Valon Nikqi
– Bardhyl Hajdaraj
– Adriatik Berisha
– Driton Bytyqi
– Alban Çeta
– Dardan Husaj
– Egzon Kalludra
– Skender Lajqi
– Faton Mustafa
– Durim Rexhepi
– Drilon Totaj
– Armend Berisha
– Edmond Drenogllava

Perzgjedhes: Miftar Ziberi
Trajner: Xhevat Buqani
Trajner: Bahri Gjinovci
Fizioterapeut: Valon Mustafa
Drejtor i kombetares: Naser Krasniqi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme