“Kosova Model” rrezikon të mbyllet për shkak të mungesës së rrymës, Shahini: 70 persona mund të mbesin pa punë

Shtime | 16 Tet 2023 | 13:57 | Nga Erolinda Suhogrella Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fabrika për prodhimin e dyerve, dritareve, kuzhinave e mobilieve “Kosova Model” rrezikon të mbyllet si shkak i reduktimeve të energjisë elektrike. Kësisoj, pronari i kësaj kompanie, e ka menduar opsionin e largimit për në Maqedoni të Veriut, raporton Ekonomia Online.

Për t’u njohur më saktësisht me problemin që e ka kjo fabrikë, të hënën e kanë vizituar një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Nga aty, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se kjo kompani ka vështirësi me furnizim të energjisë elektrike dhe si shkak i ndërprerjeve rrezikon të mbyllet.

Shahini shtoi më tej se për këtë problem do të alarmojnë  të gjitha institucionet që të zgjidhin këtë problem dhe t’i sigurohet energji elektrike stabile në mënyrë që kjo fabrikë mos të mbyllet.

“Aleanca e Biznesit sot është në vizitë te ‘Kosova Model’, një kompani e fuqishme për punimin e dyerve dhe dritareve paneleve te ndryshme, ka mbi 70 për qind të punësuar dhe problemin më të madhe e ka me energji elektrike. Kjo fabrikë rrezikon të mbyllet, ka ndërprerje te vazhdueshme të energjisë pa paralajmërim dhe ka humbje të mëdha në prodhim dhe eksport”.

“Ne si AKB kemi ardh për ta diskutuar këtë problem dhe do të jemi bashkë me juve çdo moment dhe deri sa të rregullohet ky problem”, tha Shahini.

Nga ana tjetër Milaim Sopaj, pronar i fabrikës “Kosova Model”, paralajmëroi se janë duke shikuar mundësinë largimit- bartjes së fabrikës në Maqedoni, nëse nuk bëjnë zgjidhje dhe sigurim të energjisë elektrike.

“Shumë herë i kam shkruar edhe ministrit, i kam shkruar edhe kryetarit të Komunës edhe KEDS-it nga 100 ankesa me e-mail, ata thonë qe ne jemi shtet në veti neve nuk na intereson politika as ankesat e juve, kur vjen puna të taksat tatimet na duhet t’i paguajmë”.

“…ne s’na ka mbetur tjetër zgjidhje nëse nuk rregullohet do të bartemi ne Maqedoni të Veriut kushte shumë të mira, kush nuk na merr parasysh, nuk kemi zgjidhje tjetër veç me shkuar Maqedoni të Veriut, dëmet po i kemi më te mëdha”, u shpreh ai.

Sopaj tregoi se ka investuar edhe në panele solare në vlerë rreth 200.000 mijë euro ku nga ana e KEDS nuk ju ka dhënë pëlqimin për vendosjen e orëve dykahore, raporton EO.

Më tej Sopaj tha se problem tjetër po ashtu kanë edhe mungesën e punonjësve, por që gjejnë zgjidhje.

“Si shkak i ndaljes së rrymës kemi edhe dëmtime të mëdha të makinerisë”, tha Sopaj.

Të ngjashme