Kosova mohon pezullimin e ujdisë me Danimarkën për burgjet, së shpejti i dërgohet presidentes

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Marrëveshja për burgjet mes Kosovës dhe Danimarkës shumë shpejt do të procedohet në zyrën e presidentes dhe më pas në Kuvend.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Drejtësisë duke mohuar lajmin e raportuar në mediat daneze, se marrëveshja në fjalë është lënë në pritje, apo pezulluar në tërësi, për shkak të mungesës së fondeve për qiratë.

“Një lajm i tillë është plotësisht i pavërtetë. Ministritë përkatëse janë duke punuar dhe pritet që shumë shpejtë marrëveshja në fjalë të procedohet në Zyrën e Presidentes dhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës për miratim”, thuhet në përgjigjen e kësaj Ministrie për Klankosova.tv.

Më 10 nëntor, media daneze “Denkorteavis.dk”, raportoi se ujdia për burgjet mes të dyja shteteve është anuluar. Kjo media i referohej “Shoqatës së Burgjeve” të këtij vendi, përmes një komunikate për media.

Të ngjashme