Kosova ndan 100 mijë euro për Houstonin

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 16:44 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka miratuar kërkesën e presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi për ndarjen e mjeteve financiare në ndihmë të familjeve amerikane të prekura nga uragani në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me votë unanime, Qeveria miratoi vendimin që të ndahen 100 mijë dollarë në ndihmë për familjet e prekura nga uragani Harvey.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, bëri të ditur se këto mjete do të ndahen nga Thesari i Shtetit, nga kategoria e shpenzimeve të paparashikuara.

Të ngjashme