Kosova ndan për shëndetësi vetëm 139 € për banor, më së paku në rajon

Prishtinë | 01 Dhj 2017 | 16:29 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), publikoi dokumentin “A po realizohet e drejta ime për Shëndetin më të mirë”.

Në prezantimin e këtij dokumenti u theksua nevoja për përmirësim të financimit të sektorit shëndetësor,  derisa u theksua se pacientët detyrohen që 86 për qind të barnave të listës esenciale t’i blejnë vetë, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha ekzekutive e KOMF-it, Donjeta Kelmendi, tha se ky raport është krijuar me qëllim të avancimit të politikave dhe zbatimit të ligjeve dhe politikave që garantojnë shëndetin e fëmijës.

“Ky dokument është zhvilluar në kuadër të grupit tematik për të drejtat e fëmijëve në shëndetësi. Është krijuar me qëllim të avancimit të politikave dhe zbatimit të ligjeve dhe politikave që garantojnë shëndetin e fëmijës. Në kuadër të grupit tematik ne kemi organizata kryesore si “ Aksioni për nëna dhe Fëmijë”.

“Financimi i sektorit shëndetësor duhet të përmirësohet në kuadër të shpenzimeve të sektorit publik. Kjo është pjesë integrale nuk mund të shihet si dicka e veçantë. Shfrytëzimi racional i burimeve ekzistuese duhet të përcillet me analizë të saktë të sektorit të shëndetësisë. Skemat e sigurimeve duhet të përfshijnë shërbimet bazë për të gjitha intervenimet për nënat dhe fëmijët”, tha Kelmendi.

Besim Kodra bëri një pasqyrim të buxhetit duke thënë se Kosova ndan më së paku në rajon për shëndetësi.

“Kosova e ka 2.79 për qind të GDP- së e ndan për shëndetësi që është më ulëta në rajon; vetëm 139 euro për kokë banori.  Rreth 50 për qind shkon për paga, 26 për mallra dhe shërbime, 8.38 për subvencione dhe transfere. Vetëm 32 për qind e buxhetit i dedikohet pacientit. 86 për qind të barnave nga lista esenciale pacientët janë duke i blerë vetë, që është padrejtësi e madhe këtu preken edhe  fëmijët”.

“Buxheti për trajtim jashtë vendit është i vogël nuk i plotëson nevojat elementare. Ky fond është në mungesë dhe ka hy borxh. Një lajm i mirë ishte që janë kthy 11 milionë euro dhe një pjesë e këtij fondi do të shkoj për trajtim jashtë vendi dhe për barna të listës esenciale”.

“Ne nuk kemi pasur dedikime vetëm për fëmijë por pacientët në tersi. Ne jemi të lumtur që 11 milionë janë në këtë sektor. Kemi pas lobim të madh në Komisionin për Buxhet. Prioritet kanë fëmijët dhe financohen 100 përqind nëse financohen, edhe pse nuk e kemi dediku drejtpërdrejt për fëmijë”, tha Kodra.

Ky dokument i cili u prezantua u hartua në kuadër të Grupit Tematik për Të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi.

Të ngjashme