Instituti EPIK në publikimin e radhës trajton trendët e fundit në lidhje me numrin e kërkesave të azilit në Bashkimin Evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 31,030 azilkërkuesit nga Ballkani Perëndimor. Ky është niveli i ri më i ulët i azilkërkuesve nga Ballkani çysh nga kriza e migrimit e vitit 2015.
Tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor janë: Franca (8,010), Mbretëria e Bashkuar (3,940) dhe Greqia (2,795).
Sa i përket Kosovës, në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 2,355 azilkërkuesit. Ky është niveli më i ultë historik i azilkërkuesve nga Kosova. Tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Kosova janë: Franca (1,510), Gjermania (415) dhe Suedia (120).
Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë regjistruar rënie të numrit të kërkesave të azilit brenda BE-së, përveç Shqipërisë.
Në vitin 2019 në BE janë regjistruar gjithsej 20,500 azilkërkuesit nga Shqipëria. Kjo është sa numri i azilkërkuesve nga i gjithë rajonit – shumëzuar me dy. Për krahasim, vendet sikur Palestina dhe Sudani rangohen më mirë se Shqipëria, ndërsa Shqipëria rangohet margjinalisht më mirë se Irani dhe Nigeria.
Gjatë vitit 2009-2019 janë regjistruar gjithsej 595,965 kërkesa për azil në BE nga vendet qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve prej 196,405, ndërsa Mali i Zi me numrin më të vogël prej 10,665.
Tre vende të BE-së të cilat kanë pranuar numrin më të madh të kërkesave për azil nga Ballkani Perëndimor janë: Gjermania (85,515), Franca (49,895) dhe Mbretëria e Bashkuar (17,815).
Në kuadër të publikimit “Azilkërkuesit në BE nga Ballkani Perëndimor 2009-2019” janë përdorur të dhënat e EUROSTAT-it.