Kosova në rrezik – vota juaj ka rëndësi! Viti që vjen me sfida serioze

Prishtinë | 17 Dhj 2024 | 13:12 | Nga Astrit Gashi

Kjo legjislaturë e Parlamenti ka qenë një nga më të dobëtat në historinë e Kosovës! Por, ky që do të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit ka gjasa të jetë edhe më i dobët. Të dashur qytetarë, është në dorën tuaj që të mos lejoni që viti 2024 të shënojë një tjetër parlament të mbushur me analfabetë funksionalë!

Mendoni mirë para se të votoni!

Cilësia e parlamentit përcakton të ardhmen e vendit.Mos lejoni që partitë të vendosin për ju, duke përfshirë kandidatë që nuk kanë as vizion, as kompetenca për të përfaqësuar interesat e qytetarëve. Është koha të thoni mjaft atyre që dirigjojnë votën tuaj!

Kujdes me listat zgjedhore

Shikoni ku e ka çuar Kosovën një parlament i dobët, i dirigjuar nga individë të lidhur me struktura kriminale dhe interesa të errëta.
Këtë herë, listat e kandidatëve janë edhe më të dobëta, sepse nuk janë ndërtuar mbi vlera të mirëfillta, por mbi grupe interesash dhe lojëra brenda partive politike.

Vetëm vota juaj e drejtë mund ta shpëtojë Kosovën! Mos votoni me dirigjim! Zgjidhni ata që e meritojnë vërtet përfaqësimin.Mos e dëmtoni Kosovën me zgjedhje të nxituara apo të imponuara nga të tjerët.

Në dorën tuaj është të merrni pjesë aktive në debatet dhe procesin zgjedhor.
Të votoni për ata që ofrojnë vizion, ndershmëri dhe integritet, jo për ata që janë pjesë e grupeve të interesit.
Të mos neglizhoni votën tuaj, sepse ajo është fuqia që përcakton drejtimin e vendit.

Mos e lini të ardhmen e Kosovës në duart e të paaftëve!

Viti që vjen është një vit sfidash të mëdha
Gjykata Speciale, e sponsorizuar nga aktorë të huaj dhe mbështetur nga disa individë vendorë që janë mbeturina të sistemit tl kaluar, kërcënon të drejtën dhe sovranitetin tonë.
Ndryshimet gjeopolitike në Evropë po riformësojnë interesat ndërkombëtare. Me përfaqësues të dobët, po vrasim të ardhmen e vendit tonë dhe po lejojmë të shkojmë mbrapa në një botë që po ecën përpara.

Kosova meriton më shumë! Vota juaj mund të jetë ndryshimi që na duhet për një të ardhme më të ndritur dhe përfaqësues të denjë. Mos e neglizhoni këtë mundësi. Veproni tani, për Kosovën e së nesërmes!
Mos voto me porosi por voto për Kosovën!

Të ngjashme