Në Ministrinë e Financave janë mbajtur sot Konsultimet mbi Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, të cilat kishin për qëllim promovimin e mëtejshëm të zhvillimit ekonomik dhe social të Republikës së Kosovës drejt integrimit në BE.
Delegacioni i Republikës së Kosovës u kryesua nga ministri i Financave, Bedri Hamza, ndërsa delegacioni i i Republikës Federale të Gjermanisë kryesohej nga Heike Backofen-Warnecke, Zëvendësshefe e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore, Kaukazi i Jugut, si dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovës Christian Heldt.
Konsultimet u zhvilluan në një atmosferë të hapur të bashkëpunimit konstruktiv. Ato u mbajtën për të shkëmbyer bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe zhvillimet aktuale në fushat prioritare: Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik, Demokracia, Shoqëria Civile dhe Administrata Publike, si dhe Energjia.
Këto konsultime kishin për qëllim përgatitjen e negociatave bilaterale të planifikuara për gjysmën e dytë të vitit 2018.
Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza dhe zëvendësshefja e Divizionit për Evropën Juglindore dhe Lindore, Kaukazi i Jugut në Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë, Heike Backofen-Warnecke, e nënshkruajtën protokollin e këtyre konsultimeve për Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.
Të dy palët u pajtuan që Negociatat e ardhshme mbi Bashkëpunimin për Zhvillim ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë do të mbahen në Kosovë (deri në fund të vitit 2018).