Kosova është ngjitur për tri vende në ranglistën e re të FIFA-s që është publikuar të enjten.
Përfaqësuesja kosovare pas barazimit me Azerbajxhanin dhe fitoren ndaj Ishujve Faroe, pozicionohet në vendin e 138 me 1092 pikë.
Në ranglistën e re të FIFA-s edhe Shqipëria ka pasur një ngritje për një pozitë.
Kuqezinjtë gjenden në vendin e 57.
Në pozitat e para gjendet Belgjika dhe Franca.