Përfaqësuesja e Kosovës sot e luan lojën e parë kualifikuese për “Kampionatin Evropian 2020” ndaj Bullgarisë.
Fillimisht shtëpitë e basteve e kishin vënë kombëtaren e Bullgarisë si favorit, mirëpo tani Kosova nikoqire, falë rezultateve të fundit, ka arritur të vlerësohet si e tillë nga ta, transmeton Klan Kosova.
Kosova nuk njeh humbje në vitin 2018, dhe humbjen e fundit e kishin pësuar nga Islanda më 9 tetor të 2017-tës, 2:0.
Nga atëherë, ata kanë regjistruar tetë fitore dhe tri barazime në kuadër të përballjeve miqësore si dhe garës në Ligën e Kombeve ku edhe e siguruan Playoff-in.