Kosova për një vit bëri ngritjen më të madhe në ranglistën e FIFA-s

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Kosova ka bërë ngritjen më të madhe në ranglistën e FIFA-s, thuhet në një raport të publikuar të enjten [sot] nga shtëpia më e madhe e futbollit, raporton Koha.net.

Derisa ka shkruar për përfaqësueset që i prin ranglistës, siç është Belgjika e Franca, FIFA ka thënë se Kosova për një vit është ngritur për 46 pozita në ranglistë.

Në ranglistën e muajit dhjetor Kosova ka mbetur një pozitën e njëjtë, 131.

Këtë sukses në ranglistë më së shumti ia mundësoi forma e mirë e treguar në miqësore dhe në ndeshjet e zhvilluar në Ligën D të Ligës së Kombeve. Në këtë ligë Kosova përfundoi në pozitën e parë dhe është në rrugë të mirë që të sigurojë një vend në Europianin 2020 përmes kësaj Lige.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme