Ministria e Punëve të Jashtme i këshillon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që ndodhen në rajonin ku ka ndodhur sulmi t’i shmangen lëvizjeve.
MPJ po e percjell me shqetësim situatën dhe është informuar nga Konsullata në Mynih se zona ku ka ndodhur sulmi është e banuar edhe me qytetarë të Kosovës.
MPJ u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës në atë zonë t’i lajmërojnë familjet e tyre, dhe për informata tjera e ndihmë të thërrasin në këtë numër telefoni emergjent të Konsullates në Mynih: +491712818899.
MPJ po e përcjell situatën dhe është në komunikim të vazhdueshëm me misionet tona diplomatike dhe autoritetet gjermane. MPJ do t\’iu mbaj të informuar për të gjitha zhvillimet.