Kosova po pëson si pasojë e mosunitetit politik

Prishtinë | 14 Sht 2023 | 20:22 | Nga Liri Loshi

Nëse Kosova nuk e njeh Serbinë, atëherë Asociacioni serb i komunave s’ka si të ketë një rol tjetër, pos të një pushteti paralel. Paralelizëm deri në ndarje! E, nëse Serbia e njeh Kosovën, atëherë gjerat ndryshojnë.

Asociacioni nuk mund të shkojë përtej një pushteti lokal.

S’ka mbetur tjetër rrugë pos me lëshu pe Vuçqiqi ose me mbetë kështu si jemi, pa njohje nga Serbia dhe të dyjat jashtë familjes së Europës.

Opozita i bën dëm Kosovës duke dërguar sinjale të një kompromisi me Serbinë Kosova 100% do të dilte e humbur.

Kosova po pëson si pasojë e mosunitetit politik rreth gjerave më jetike për vendin. Keq. Pasha zotin keq!

(Autori ka qenë kandidat i Vetëvendosjes për deputet në kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021)

Të ngjashme