Kosova po zbrazet nga shqiptarët, Komandant!

Prishtinë | 05 Mar 2023 | 16:54 | Nga Kimete Berisha

Shumë durove, moj xhan!

  1. Në çerdhe të shtetit, nuk mund ta regjistrosh fëmiun – pa të njofshëm;
  2. Nuk mund të ulesh në bankën e parë të klasës nëse nuk je simpatik dhe fëmijë i prindërve të pasur;
  3. Nuk merr bursë; nuk përkrahesh, nuk mund të gjesh punë pa të njofshëm;
  4. Fondin e kuadrove në Institucione e kanë hëngër gjithmonë vetëm grupi i hajnave, i zyrtarëve më të paditur në Institucione.

Kuadri më i zhvilluar në Kosovë është kuadri i hajnave.

  1. Nuk mund të bëhesh polic pa të njofshëm.
    Nuk mund të bëhesh ushtar pa të njofshëm.
  2. Shqiptarët i kanë korruptuar edhe ambasadat e huaja.
    Edhe vizat turistike kur i japin: nëse ke të njofshëm – ta japin vizën për 1 vit – nëse nuk ke, ta japin – për 3 ditë.
  3. Bashkëpunëtorët e Serbisë dhe tash fëmijët e tyre, qe 23 vite i kanë zënë pozitat më të larta në Institucione.

Liria dhe pavarësia e shqiptarëve është kthyer në rishqyrtim.

  1. Shiko vendlindjen tënde, Komandant.
    Presidentja i punëson anëtarët e saj të familjes dhe gjithmonë kur vjen ‘festa e flijimit’ e përmend emrin tënd.

E shfrytëzojnë emrin tënd: për pare, për famë, për karrierë.

Veç një njeri i pamoralshëm e përdorë fotografinë e fëmijëve t’u për reklamë dhe rehabilitim.

  1. Ata jetojnë në lagje luksoze.
    E shtëpinë e fëmijëve t’u e kanë lënë të rrënohet, me shpresë se zhduken gjurmët e fatit tënd të dhimbshëm,

Ti Komandanti i bukur, Komandanti Trim, Komandanti i vetmuar.

  1. Mos u ço.
    Në çohesh e sheh Albin Kurtin që i buzëqesh ëmbël ish ministrit të Millosheviçit dhe për ndarjen e Kosovës merret vesh me të, pa kërkuar falje Serbia – së paku për fëmijët e vrarë.
  2. Idealet i quan taktika.
    Albin Kurti.
    Bindjet politike i quan taktika.
    I ndryshon idelaet si çorapet dhe thotë se sherri i pavarësisë së ‘keqe’ të Kosovës i ka ndryshuar planet e mira që i ka pasur për Kosovën.

Është njeri i keq, Komandant.

  • Mbyllja derën e varrit.
    Është mashtrues:
  • mbyllja dritaren e varrit.

Para serbëve nuk i jep përparësi gjuhës shqipe:
serbët me të flasin serbisht – ky serbëve u flet serbisht.
Burgu i Albin Kurtit tash u bë burg i shqiptarëve.

Jeton vetëm në një shtëpi tre katëshe – të portokalltë.

  1. Dje, Komandant
    një i moshuar, në një dyqan të madh, i peshoi dy karrote të vogla.
    U mërzita shumë.
    Deshta t’ia paguaj – por u frikësova mos ia lëndoj burrërinë.

Dje Komandant, një grua e moshuar, i harxhoi 70 euro në ilaçe.
U mërzita shumë.
Nga pensioni i tepruan edhe 30 euro për ushqim në muaj.

  1. Ne po vuajmë, Komandant i Lirisë sonë.
    Ne sot nuk e kemi asnjë komandant të vuajtjes sonë.

Na kanë ndarë, në shqiptarë të Albin Kurtit dhe në antishqiptarë.

Ty të duan shumë sepse mendojnë se je i vdekur, anipse thonë ‘Je gjallë’!

Na kanë varfëruar.
Albin Kurti e ka zhdukur klasën e mesme.
Derisa ne jemi varfëruar, ministrat e tij janë trashur.
S’e ke parë ministrin e Financave – barkun si thi.

  1. Kosova po zbrazet nga shqiptarët, Komandant!
    Në Kosovë na presin varret.
    Kosova po bëhet varr i shqiptarëve.
  2. Pa e parë se si sillet rrugëve në panik me xhipat e zi e me trupëroje.
    Po i duket vetja bukurosh.

E ka një ushtri personale paramilitarësh që i paguan ta vrasin mendimin e lirë të shqiptarëve.
Jam e sigurt se janë të gatshëm të na vrasin edhe fizikisht për të.

  1. Drejtësia është notere e krimit.
    Ende, asnjëherë, në asnjë rast, Drejtësia nuk u vë në vend!
  2. Shqiptarët janë mërzitur shumë.
    Aq shumë sa po e lakmojnë vdekjen…

Dhjetëra ushtarë të lënë në harresë e në mjerim e kanë vrarë veten…

Ata që nuk e kanë vrarë veten, Albin Kurti me ministrin e tij (me bark),
nuk pranon t’i përfshijë në ligjin e pagave – për të mos i institucionaliziar.

Lufta e pushtetit shqiptar kundër UÇK-së – vazhdon…

P.S. Institucionet e Kosovës, prej çerdhes e deri te Gjykata janë të korruptuara, përveç në BB, aty kemi ymyd të fitojë më i miri.

Të ngjashme