Kosova publikon listën, Challandes me plot befasi

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Trajneri Bernard Challandes e ka bërë gati listën për dy ndeshjet e ardhshme të Kosovës, kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë, më 7 dhe 10 qershor respektivisht.

Ka disa risi nga hera e kaluar me mbrojtësin Florent Hadërgjonaj dhe mesfushorin Anel Rashkaj që do të grumbullohen me “Dardanët”.

Pos këtyre dy emrave, tekniku zvicerian ka befasur me disa lojtarë të tjerë si Ibrahim Dresheviq, Yildren Ibrahimaj dhe Elbasan Rashani, shkruan lajmi.net.

Mesfushorët Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu janë të lënduar.

Zyrtarisht ekipi kombëtar do të grumbullohet me 2 qershor, por disa futbollistë pritet të vijnë më herët, pasi që kampionatet evropiane gati kanë përfunduar.

Më poshtë lista e plotë për dy ndeshjet e qershorit. 

Të ngjashme