Kosova shpëton nga kolapsi energjetik

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 15:30 | Nga

Kosova nuk do të ketë kolaps energjetik. Ky problem duket se do të zgjidhet, pasi që 12 banorë kanë pranuar të shpronësohen.

Kjo është bërë e ditur nga burime të Gazetës Fjala.

“Është arritur një marrëveshje me këtë banorë. 12 nga ta kanë pranuar që të shpronësohen dhe kjo i jep fund kolapsit energjetik”, ka thënë ky burim.

Gjatë ditës së sotme edhe ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se nuk ka hapësirë për panik, pasi që institucionet përkatëse, kanë ndërmarrë të gjitha masat që të mos ketë pengesa, sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Ndërkaq ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala tha se ministria që ai drejton i ka kryer punët që i takojnë sa i përket procesit të shpronësimeve, por sipas tij KEK-u është vonuar në këtë drejtim.

Ndërkaq kryeministri në detyrë Isa Mustafa, kërkoi nga institucionet e vendit që të marrin masa, që vendi të mos mbet pa furnizim me energji.

Krizën energjetike e ka paralajmëruar vet drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj sipas të cilit nëse nuk veprohet Kosova do të mbes në terr.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme