Kosova s’ka nevojë me i ndejtë si nuse kurrkujt

Prishtinë | 12 Kor 2023 | 22:38 | Nga Liri Loshi

A ia ka vlejtë? Po, veç me ia ba bajat Vuçiqit ia ka vlejtë. Demek, ti mundesh me shpallë gjendje gatishmërie sa të duash, por me na frikësu nuk mundesh. Edhe me i tregu Amerikës dhe Evropës se nuk mund të llogarisin më në qasje joparimore ndaj Kosovës. Se, nuk mund të llogarisin në viktimizimin e Kosovës për interesa gjeostrategjike.

Për masat që ka marrë Evropa
ndaj Kosovës, duhet të turpërohet ajo vetë. Kosova ka qenë dhe mbetet në anën e drejtë. Evropa duhet të turpërohet edhe për izolimin që i ka bërë Kosovës që prej se jemi çliruar nga Serbia. Qytetarët e shtetit që ka bërë gjenocid në rajon, i ka shpërblyer me lëvizje të lirë, kurse viktimat e atij gjenocidi, i ka denuar me viza udhëtimi!

Kosova s’ka nevojë me i nejtë si nuse kurrkujt. Nëse pranon me t’shkelë njëherë, kanë me t’shkelë gjithmonë. Është e vërtetë se jemi shtet i dobët, por gardiani ynë është SHBA dhe jo Evropa. SHBA është gardian edhe i vetë Evropës. Për Evropën patën me na hangër qentë! A jo, gabim. Qentë i frikësohen shumë tigrit… Sikur ai të mos ish prej letre.

Të ngjashme