Kombëtarja e Kosovës në basketboll sonte kërkon fitoren e parë në parakualifikimet për Eurobasket 2021 kundër Rumanisë.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në kuadër të Grupit B.
Kosova në tri duelet e para ka pësuar tri disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.
Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë.