Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” ka kërkuar që Kosova ta caktojë urgjentisht luftën ndaj dhunës kundër grave si prioritet shtetëror. Sipas tyre vrasja e Sebahate Sopit tashmë është dëshmuar si dështim i prokurorisë.
Dhuna ndaj grave dhe sidomos rastet fatale po arrijnë shifra alarmante. Në këtë drejtim është e domosdoshme që të merren masa konkrete për ta realizuar të drejtën për jetë e sigurinë në të për gratë e Kosovës.
Asnjë prej këtyre rasteve të dhunës nuk bën të merren si sporadike e të mos ndërlidhura. Sepse të ndërlidhura janë. Nga sistemi ekonomik që i shtyp e përjashton e deri te kultura patriarkale që e normon pabarazinë, e fajëson viktimën dhe e mbron kriminelin. Ndaj kësaj nuk bën të heshtim. Aq më tepër organet shtetërore përgjegjëse për drejtësi, mbrojtje të qytetarëve e siguri për ta.
ISP “Musine Kokalari” i bashkohet thirrjes së IKD-së dhe RrGGK-së për hetim përmbajtësor të rastit në raport me dështimin institucional. Për më tepër, konsiderojmë që duhen marrë masa disiplinore dhe nëse ka hapësirë edhe penale për zyrtarët e përfshirë në këtë rast. Dështimi i mbrojtjes së viktimës së dhunës në familje nga ana e organeve të shtetit përbën krim në vete.
Nuk është hera e parë që organet e rendit kanë qasje të tillë shpërfillëse ndaj dhunë ndaj grave. Deklarata e prokurorisë në rastin e znj.Sopi qartazi fajin ia gjuan viktimës, për shkak se znj. Sopi nuk ka shkuar në intervistën e dytë. Prokuroria nuk e merr fare për bazë mjedisin e frikësimit e intimidimit në të cilin ndodhet viktima e dhunës në familje. Dhe dështon në kryerjen e detyrës që ka. Prokuroria në raste të tilla duhet të vazhdojë me procedurat dhe të sigurojë masa që viktima e dhunës të jetë e lirë nga frika për të bashkëpunuar me organet e rendit. E jo t’i fajësojë ato.
Qasja e tillë e prokurorisë ndihmon krimin në vend se ta luftojë atë. Ky instalim i një mentaliteti të tillë në sistemin e drejtësisë është edhe neveritës edhe shqetësues. Ka raste të shumta të raportuara kur zyrtarët policorë dhe/ose ata gjyqësorë kanë