Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe

Prishtinë | 09 Sht 2018 | 18:04 | Nga

Kosova ka vazhduar edhe sot përgatitjet në “Fadil Vokrri” në prag të sfidës së dytë në Ligën e Kombeve.

Pas barazimit, 0-0, në udhëtim te Azerbajxhani përfaqësuesja e Kosovës në futboll synon të arrijë fitoren e parë në Ligën e Kombeve, e këtë kërkon ta bëjë ndaj Ishujve Faroe me të cilën përballet nesër në Prishtinë, transmeton Koha.net.

Kosova e Ishujt Faroe përballen nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme