Kosova – vend me potencial turistik, por aktualisht pjesëmarrja në GDP vetëm 1%

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 23:27 | Nga Alberta Tahiri

27 shtatori është Dita Botërore e Turizmit (WTO).

Një nga ekspertët e Unwo, Jafar Jafari në punën e tij “fenomenologjia e turizmit”, pretendon se njerëzit gjithmonë udhëtuan. Në varësi të motivimit, metodës së udhëtimit, zhvillimit të mjeteve, numrit të mbulimit të udhëtimit dhe turizmit të shtresave të ndryshme të shoqërisë, rruga historike e zhvillimit të turizmit.

Miratimi i Statutit të Turizmit Ndërkombëtar, 27 shtator 1970,  nga Organizata Botërore  e Turizmit ishte si pikë kthese epokale  për sektorin e Turizmit.

Vlera e turizmit në botë është vazhdimisht në rritje, e cila është e lidhur me rritjen e ndikimit të turizmit në ekonominë e një vendi të veçantë. Në ekonominë e një vendi të veçantë, turizmi ndërkombëtar kryen një numër funksionesh të rëndësishme.

Turizmi ndërkombëtar është burimi i të ardhurave të këmbimit valutor për vendin dhe mjetet për të siguruar punësim dhe zhvillim ekonomik.

Zhvillimi i turizmit ndërkombëtar çon në zhvillimin e infrastrukturës ekonomike të vendit dhe proceseve paqësore. Kështu, turizmi ndërkombëtar duhet të merret parasysh si një faktor i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërmjet vendeve.

Turizmi ndërkombëtar është ndër 3 industritë më të mëdha në botë në përqindje të pjesëmarrjes në GDP-në globale.

Turizmi ndërkombëtar në botë është jashtëzakonisht i njëtrajtshëm, i cili është kryesisht për shkak të niveleve dhe stadeve të ndryshme socio-ekonomike që kanë vendet.

Zhvillimi më i madh ndërkombëtar i turizmit është në vendet europiane, kjo përbën më shumë se 70% të tregut turistik botëror dhe rreth 60% të të ardhurave të këmbimit valutor global.

Organizata e Turizmit Botëror në klasifikimin e saj ndan vendet që kryesisht kanë njerëz që më së shumti udhëtojnë  (SHBA, Belgjikë, Danimarkë, Gjermani, etj.) dhe vendet që kryesisht janë destinacione të turistëve: Australi, Greqi, Qipro, Itali, Spanjë, etj.

Kosova njihet si vend me potencial të madh të zhvillimit të turizmit, marrë parasysh pozitën gjeografike dhe resurset që ka në dispozicion.

Kosova si tërësi ndahet në 5 rajone turistike:

1. Rajoni Turistik i Prishtinës

2. Rajoni turistik i Malit Sharr

3. Rajoni Turistik i Anamoravës

4. Rajoni Turistik i Alpeve Shqiptare dhe

5. Rajoni turistik Qendror i Kosovës.

Këto pasuri natyrore kanë implikime direkte në zhvillimin e lokaliteteve në veçanti dhe Kosovës në përgjithësi.

Objektet natyrore në Kosovë janë: Shpella e Gadimës, Bifurkacioni në fshatin Nerodime (Ferizaj), Ujëvara e Mirushës, Burimi i Drinit të Bardhë etj.

Objekte kulturore-historike në Kosovë janë: Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit që përbëhet nga shtëpiza me dhomën  muzeale si dhe një hapsirë gjysmëharkore me të dhëna sa historike aq edhe etnografike dhe vlera artistike.

Kosova si vend me potencial turistik, ka resurse të begatshme për ta zhvilluar në masë  të madhe turizmin malor dhe atë dimëror  me një shfrytëzim racional dhe në të njejtën kohë duke shfrytëzuar një strategji efikase përmes së cilës promovohen këto resurse.

Pandemia Covid-19 afektoi në masë të madhe sektorin e turizmit në botë, po ashtu me efekte të mëdha edhe në Kosovë, marrë parasysh faktin që masat restriktive të ndërmarra nga qeveritë e vendeve ndaluan udhëtimet e njerëzve dhe në këtë konteskt afektuan sektorin e turizmit duke i dhënë një goditje të madhe.

Recesioni që pësoi ky sektor gjatë kësaj periudhe normalisht që do të karakterizohet me pasoja edhe në rifunksionalizim të tij marrë parasysh faktin e mungesës së një plani emergjent nga institucionet për ta suportuar këtë sektor dhe industrinë përcjellëse.

Përkundër faktik që Kosova posedon një laramani të madhe, ende mbetet punë e madhe për t’u bërë sepse krahas zhvillimit të turizmit rëndësi të madhe ka edhe mbrojtja mjedisore nëse analizohet në kontekstin ekonomik.

Ndikimin që ka turizmi si sektor në GDP-në, pavarësisht potencialit pjesëmarrja e tij është vetëm 1%, kjo tregon që duhet një mobilizm inkluziv pa përjashtime për ta zhvilluar këtë sektor me implikime direkte në jetën socio-ekonomike të qytetarëve.

Të ngjashme