Kosova vendi i dytë më i varfër, Ramadani: Propaganda nuk e rrit pagën e as nuk hap vende të reja të punës

Prishtinë | 18 Maj 2026 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani ka reaguar pasi që Kosova është renditur në vendin e dytë më të varfër në Evropë.

Ramadani përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se raporti i FMN-së, dëshmon se propaganda nuk përmirëson jetën e qytetarëve.

Postimi i tij i plotë:

Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë. Në garë me Moldavinë për keq.

Raporti i FMN dëshmon se propaganda nuk përmirëson jetën e qytetarëve. Propaganda nuk e rrit pagën, nuk e ulë çmimin e rrymës, nuk hap vende të reja të punës, nuk hap fabrika.

Këto përmirësohen kur ka investime, biznes aktiv, prodhim dhe shërbime që shiten edhe në eksport.

#AAK128 #BurimRamadani7

Të ngjashme