Kosovarët po i vuajnë sanksionet për fajin e Qeverisë së padijshme

Prishtinë | 26 Jan 2024 | 14:39 | Nga Muhamet Hamiti

Kur BE-ja vendosi sanksione ndaj Kosovës qeveritarët tanë e minimizonin këtë punë. Janë masa të përkohshme, të kthyeshme, thoshin, duke përdorur argumentin e BE-së, që zv.kryeministresha Gërvalla-Schwarz e quante ‘tigër prej letre’.

Tash po e akuzojnë ‘tigrin prej letre’ që s’po di si t’i heqë sanksionet. Siç ka ditur t’i vendosë, do të dijë t’i heqë. Por, me gjasë, jo për sa kohë që e kemi këtë Qeveri diletantësh.

Në ndërkohë, pyetja që qytetarët e Kosovës duhet t’ia bëjnë Qeverisë së vet është: të përkohshme sanksionet po, por deri kur? Kur do të zhbllokohen 295 milionë euro fonde për Kosovën nga Bashkimi Evropian?

Kosovarët po i vuajnë sanksionet për fajin e Qeverisë së padijshme, të papërgjegjshme të Kosovës.

Kemi Qeveri të sanksionuar, por krenare!

Të ngjashme