Kosovari që jeton në Itali: Kam bërë hajgare me Coronavirusin, por situata është serioze

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar nga Kosova që jeton në njërin prej qyteteve më të prekura në botë nga koronavirusi ka bërë lutje që të merren masat e duhura për mbrojtjen nga ky virus.

Gjokë Gojani tha se jeton në Bergamo të Italisë, ku deri më tani janë shënuar mijëra raste të personave të infektuar me koronavirus, e ku qindra të tjerë kanë vdekur.

Ai thotë se situata është shumë kritike e se edhe në Itali kanë gabuar në fillim me hapat e marrë karshi parandalimit.

Tutje, ai ka bërë të ditur se askush nga familja e tij nuk është i infektuar deri më tani.

“Rregullat janë të thjeshta por me vlerë të madhe”, ka shkruar ai.

Deri më tani Kosova është ndër vendet e pakta që nuk ka regjistruar asnjë rast të prekur me virusin korona. Sot është bërë e ditur se janë dërguar për analizë mostrat e disa pacientëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme