Kosovari më i vjetër mbushi 103 vjet

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 10:11 | Nga

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma i shoqëruar nga nënkryetari Mallzum Qajani dhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava kishin rast të veçantë që të urojnë për 103-vjetorin e lindjes banorin më të vjetër të komunës së Hanit të Elezit.

I lindur më 15.03.1915 në fshatin Pustenik, Rexhep Brava apo siç e quajnë Baba plak, me shëndet të mirë, dëgjim e shikim të mirë dhe i gatshëm edhe për pak shaka sot mbushi 103 vite.

I rrethuar nga familjarët e katër gjeneratave, kësaj feste të ditëlindjes së 103-të të Babës plak iu bashkuan edhe zyrtarët e lartë të komunës së Hanit të Elezit për t’i uruar edhe për shumë vite të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme