Ndeshja e dytë e Kosovës me Kroacinë në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, do të përfundojë me shumë pak gola.
Kështu po parashikojnë trajnerët e futbollit Jusuf Tortoshi dhe Ramiz Krasniqi, të cilët gjatë debatit në Info Magazine në Klan Kosova, u shprehën optimistë për ndeshjen me Kroacinë.
“Do të jetë një ndeshje me pak gola. Mund të kemi një humbje minimale dhe fitore minimale”, ka thënë ish-trajneri i Prishtinës Jusuf Tortoshi.
Në ndeshjen që do të ndiqet nga Loro Boriçi, Tortoshi thotë se Kosova ka mundësi të mirë për të fituar për shkak të një arsyeje.
“Mungesa e lojtarëve kryesorë mund ta penalizojë Kroacinë, duhet ta shfrytëzojmë këtë. E kemi një mundësi për të fituar”, ka thënë ish-trajneri i Prishtinës Jusuf Tortoshi.
Tortoshi mendon se në një ndeshje me një skuadër siç është ajo kroate, strategjia e lojës nuk duhet të orientohet në sulme.
“Nuk mund të luash kundër kroatëve dhe të fillosh me sulm. Duhet të fokusohemi në futboll”.
Se Kosova ndodhet përballë një skuadre të fortë dhe me traditë siç është përfaqësuesja kroate, po e thotë edhe Ramiz Krasniqi i cili u shpreh se kroatët tani për tani janë më të mirë se kurrë.
“Kjo gjeneratë e futbollistëve kroatë është e jashtëzakonshme. Shumë më e fortë se skuadrat e mëhershme të kroatëve. Pavarësisht a humbim a fitojmë sonte, do të jemi fitues moral për shkak se duhet pasur parasysh se kë kemi përballë”.
Ndërsa Tortoshi bën thirrje për koncentrik maksimal nga lojtarët kosovarë, sepse sipas tij nëse nuk bëhet kështu, mund të pësohet me humbje.
“Kroatët janë për çdo respekt, por duhet të luajmë me strategji the të kemi koncentrim maksimal gjatë tërë minutave të lojës. Për shkak se dekoncentrimi më i vogël, mund të na kushtojë. Nëse 15 minutat e parë qëndrojmë mirë, gjithçka do të shkojë mbarë. Do të jetë një ndeshje me pak gola. Mund të kemi një humbje minimale dhe fitore minimale”.
Në anën tjetër, Krasniqi konsideron se Përfaqësuesja e Kosovës ka lojtarë të mirë dhe beson në ta. Por shton se do të ishte shumë më mirë sikurse ndeshja të luhej në Prishtina apo Mitrovicë.
“Kemi një skuadër të fortë dhe jashtëzakonisht kualitative. Nuk është njëjtë sikur të luhet në Shkodër si në Mitrovicë. Do të ishte ndjenjë e veçantë sikur të ishte në Kosovë, por megjithatë edhe Shkodra është treva jonë”.
Ai po ashtu ka theksuar një aspekt tjetër të kësaj ndeshjeje, duke thënë se lojtarët kosovarë po përballen me një presion psikologjik para ndeshjes së shumë-pritur.
“Pavarësisht a humbim a fitojmë sonte, do të jemi fitues moral për shkak se duhet pasur parasysh se kë kemi përballë. Nëse jemi stabil nga aspekti psikologjik, do të në rregull. Për shkak se është e vështirë të hysh në lojë me idenë se Kroacia do të fillojë”.
Që të dy trajnerët kanë dhënë komente edhe për elektorin Albert Bunjaku, duke thënë se besojnë në punën e tij me lojtarët që ka zgjedhur dhe se duhet të presim rezultate nga ai, për shkak se është një organizator i jashtëzakonshëm.