Kosovë – SHBA, marrëveshje për verifikimin e terrorizmit

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 18:35 | Nga

Qeveria e Kosovë, gjatë mbledhjes së sotme ku u miratua projektligji për Buxhetin e vitit 2017, po ashtu miratoi nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-ve për shkëmbim të informacionit për verifikimin e terrorizmit.

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni tha se kjo marrëveshje është propozuar nga SHBA, e cila do të lidhet midis Qendrës për skanimit të terroristëve dhe Policisë së Kosovës.

“Me këtë marrëveshje synohet këmbimi i informacionit në kohë të shpejtë, informacione të sakta në të dyja drejtimet. Kosova është ndër pak vende që do ta ketë një marrëveshje të tillë dhe kjo do ta ndihmonte Kosovën, në plotësimin përkatësisht grumbullimin e informacionit, në sfondin e informatave për terroristët e mundshëm që mund ta kërcënojnë ose rrezikojnë edhe vendin tonë“, tha Hyseni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme