Nga 2016-a ishte premtuar rregullimi i rrugës “Ndue Përlleshi”, në kryeqytet.
Por, as dy vjet pas – gjendja e saj nuk është përmirësuar.
Madje, në shumë pjesë përgjatë të kësaj rruge, të përkohshme, kubëzat janë shkatërruar si pasojë e qarkullimit të automjeteve të rënda – në këtë zonë të ndërtimeve të larta.
Banorët thonë se kjo po u shkakton vështirësi në qarkullim dhe prishje në automjetet e tyre.
I padurueshëm, sipas banorëve, është edhe pluhuri që shkaktohet nga kamionët e ndërtuesve.
Kostoja e llogaritur prej rreth 7 milionë eurosh për shpronësim mund ta lërë rrugën në gjendje të keqe edhe për një kohë të gjatë.
Në Komunën e Prishtinës thonë se e kanë të gatshëm projektin për ndërtimin e rrugës – bashkë me infrastrukturën nëntokësore, por nuk kanë fonde për shpronësim.