Komuna Drenasit mban dëgjim publik për shpronësimin e pronave për ndërtimin e linjës ajrore

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Në Kuvendin e Komunës së Drenasit është mbajtur dëgjimi publik për shpronësimin e pronave të paluajtshme për ndërtimin e linjës ajrore (servitutit) 220kv me pronarët e zonave kadastrale, Drenas, Shtrubullovë dhe Krajkovë.

Të pranishëm ne këtë dëgjim publik, ishin, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, drejtori i Gjeodezisë dhe Pronës, Milaim Hajdari, përfaqësues të Ministrisë së Financave, përfaqësues të KOST-it, zyrtar të tjerë komunal dhe përfaqësuesit e zonave të shpronësimit.

Fillimisht, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj ka treguar rendësin e këtij projekti që ka vlerësuar se është një nga projektet më madhore që ka përfituar Komuna e Drenasit dhe ka ftuar të gjithë qytetarët që të ndihmojnë këtë proces të shpronësimit ne mënyrë që t’i mundësohet realizmi i këtij projekti.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave ka shpjeguar para të pranishmëve procedurën e shpronësimit dhe mënyrën e kompensimit, ndërsa përfaqësuesit e KOST-it, kanë sqaruar pronarëve rendësin e ndërtimit të nënstacionit të kësaj linje për ngritjen e cilësisë së energjisë elektrike në Drenas e cila do të ndërpret reduktimet dhe do të përmirësojë furnizimin dhe se energjia elektrike do të jetë shumë më e mirë se sa tani.

Ky është një projekt i cili financohet nga Banka Evropiane (BERZH-i) dhe vlera e realizimit të këtij projekti është mbi 7 milion euro. Ne kuadër të këtij projekti do të ndërtohen gjithsejtë 11 shtylla për t’u lidhur me trafostacionin dhe gjatësia do të jetë 4 kilometra e cila do të kaloj në zonat kadastrale të Drenasit, Shtrubullovës dhe Karajkovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme