Kovalev nxjerr hak ndaj Alvarezit, e kthen titullin e botës

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë muaj pasi Sergey Kovalev pësoi një humbje befasuese me nokaut nga kolumbiani Eleider Alvarez, duke humbur titullin e kampionit të botës në versionin WBO në peshën gjysmë të rëndë, boksieri rus arriti të nxjerrë hak për atë humbje shokuese. Të shtunën mbrëma në Teksas ai arriti të triumfonte me vendim unanim pas 12 raundeve, në një duel të cilin e dominoi.

Në përballjen e parë mes dy boksierëve, Kovalev humbi me nokaut në raundin e gjashtë. Ai e kishte quajtur këtë humbje si një aksident, pasi tha se kishte mbetur pa energji në pjesën e dytë të meçit për shkak se kishte stërvitur tepër për përballjen. Por të shtunën mbrëma nuk u përsërit ky problem, shkruan sot Koha Ditore.

Shumë kishin menduar se Alvarez do të mundë të fitonte sërish kundër Kovalevit, por Kovalev triumfoi bindshëm me rezultatin 116:112, 116:112 dhe 120:108. Kovalev për herë të tretë ka fituar një titull bote në peshën gjysmë të rëndë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme