KPA shkarkon prokuroren Rovena Gashi, nuk e justifikoi pasurinë

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Tiranë, 29 maj – Kolegji i Posaçëm i Apelimit në Shqipëri ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurores Rovena Gashi.

“Lihet në fuqi vendimi i KPK për shkarkimin e Rovena Gashit. Vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm,”- u shpreh KPA.

KPA mori vendimin pas ankimit të Rovena Gashit lidhur me shkarkimin e saj si prokurore nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ish- prokurorja, Rovena Gashi nuk e justifikoi pasurinë.

Gashi nuk ishte e pranishme gjatë shpalljes së vendimit, duke mbajtur të njëjtin qëndrim si dhe në seancën dëgjimore më 20 korrik/ATSH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme