KPM i jep 30 ditë afat Klan Kosovës për plotësimin e të dhënave si biznes

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 14:52 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) i ka dhënë Klan Kosovës 30 ditë afat për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konform rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale, raporton Ekonomia Online.

Ky rekomandim u votua pro nga të gjithë anëtarët e bordit të Komisionit të pavarur të mediave.

Ndërsa, sipas rekomandimit të Zyrës Ligjore të KPM-së, në rast të dështimit për të vepruar në pajtim me rregulloren, atëherë Klan Kosova do të përballet me sanksione.

Kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti, tha se institucioni që ai e drejtën është i pavarur dhe se nuk ndikohet nga askush.

Sa i përket pikës e cila është duke u trajtuar për të pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, kryetari paraqiti dy rekomandime në lidhje më këtë, i pari Klan Kosova ka 30 ditë që të plotësoj të gjitha dokumentacionet bazuar në rregulloren e KPM-së.

E dyta sipas Mehmetit, Klan Kosova nëse për këtë afat nuk arrin që ti plotësoj kushtet duhet ajo do të  sanksionohet në bazë të rregullores.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme