Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare.
Në këtë takim anëtarët e KPMM-së u informuan në lidhje më “Të drejtat dhe detyrimet për licencat e shfrytëzimit apo Lejet për aktivitete të veçanta” më theks të veçantë në planin e punës për vitin vijues dhe raportimet tremujore, raporton Ekonomia Online.
Ramiz Krasniqi, drejtor i KPMM-së, ka shpjeguar procedurën e regjistrimit duke kërkuar që të kenë kujdes gjatë kësaj procedure.
“Numri i regjistrit do të jetë i saktë, duhet të keni kujdes në rast se dikush ka hamendje ose vjen e raporton nuk e din saktë numrin e regjistrit, kur të vjen çdo kush mund ta tregojë vendin e regjistrit. Këta dy parametra, numri i regjistrit edhe numri i licencës duhet të keni shumë kujdes se po kemi problem në arkivimin e saj dhe ruajtjen në shtegun atu ku duhet dhe në fund duhet plotësuar data i formularit i cili duhet të jetë kujdes me afatet e prezantuara më lartë. Ne si inspektorat kemi përgatit këto karakteristika: shëno nëse ke aktivitet të zbulimit me Po ose Jo; nëse ka specifikë të veçantë përgjigjuni me Po ose Jo“, ka thënë Krasniqi.
Jahir Gashi, anëtar i Bordit të KPMM-së, tha se ky komision vazhdimisht ka organizuar takime informuese me qëllim të rritjes së performancës së sektorit minerar.
“ KPMM-ja vepron në interes të publikut dhe i ushtron në mënyrë të pavarur kompetencat dhe funksionet të cilat janë dhënë me ligjin për minierat. KPMM-ja ka organizuar takimin e dytë informues për ligjin për Miniera dhe Minerale, me qëllim të ngritjes së performancës së sektorit minerar, forcimin e sektorëve minerare, kujdesin social e mjedisor. Detyrimet që parashihen me ligjin për miniera janë raportimet për licenca të shfrytëzimit dhe leje për aktivitet të veçanta”, ka thënë Gashi.