Synohet bashkëpunim me Komunën e Gjilanit në fushën e bujqësisë

Prishtinë | 19 Qer 2018 | 16:16 | Nga

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami paraditen e sotme ka pritur në takim homologun e tij nga Komuna e Gjilanit Ramiz Krasniqin me ç’rast u diskutua për formën e bashkëpunimit mes dy drejtorive, gjegjësisht mes Komunës së Ferizajt dhe Komunës së Gjilanit në fushën e bujqësisë dhe mbrojtjes së pyjeve.

Drejtori Bajrami ka njoftuar mysafiren me gjendjen në sektorin e bujqësisë në komunën tonë si dhe hapat që ka ndërmarr ekzekutivi, me mbështetjen e fuqishme edhe të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për të vendosur rregull në investimet në fushën e bujqësisë.

Shqetësuese për të dy komunat u vlerësua dëmtimi i pyjeve, por edhe problemi me qenët endacak sfidë kjo institucionale si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.

Në anën tjetër, Ramiz Krasniqi, drejtor i bujqësisë në Komunën e Gjilanit u shpreh tejet falënderues për gatishmërinë e Komunës së Ferizajt, për të ndihmuar në këtë sektor duke siguruar forcimin e raportit të bashkëpunimit mes këtyre dy komunave.

Poashtu interesim të veçantë drejtori Krasniqi tregoi për projektin e furnizimit të fermerëve me kulturën e arrës projekt i realizuar tashme nga komuna e Ferizajt.

Të ngjashme